Ndërlidhjet

Raport i IAEA -së për programin nuklear të Iranit


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), pritet të lëshojë sot raportin e fundit mbi programin kontradiktor bërthamor të Irant.

Diplomatët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se raporti i agjencisë do të tregojë se Irani gradualisht ka zgjeruar kapacitetet për pasurimin e uraniumit, punë kjo që mund të përdoret për krijimin e energjisë atomike, por edhe për për të siguruar material për bombë atomike.

Të dielën, ministri i jahstëm i Iranit Manoucher Mottaki, ka thënë se bashkëpunimi i Iranit me IAEA-në ka qenë i sinqertë dhe serioz.

Teherani mohon se është duke u përpjekur të ndërtojë bombë bërthamore, një akuzë kjo e bërë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, kryesisht Izraeli.
XS
SM
MD
LG