Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer mbërriti në Gjeorgji, për të treguar përkrahjen pas konfliktit të shkurtër ushtarak, që ky vend pati me Rusinë.
Scheffer udhëheq në vizitën dy-ditëshe delegacionin e 26 ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s.
Vizita ishte planifikuar përpara se Rusia t'i dërgojë trupat e saj në këtë vend, për të penguar përpjekjet e Gjeorgjisë për rimarrjen e kontrollit mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore.
Scheffer pritet të diskutojë me presidentin Mikheil Sakashvili nevojat e rindërtimit pas konfliktit dhe kërkesën e Gjeorgjisë, që t'i bashkohet NATO-s, kërkesë kjo fuqimisht e kundërshtuar nga Rusia.
Ndërsa zyrtarët e NATO-s mbërritën në Tbilisi, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ndodhet në Osetinë e Jugut, një ditë pas vizitës së tij në Abkhazi.