Ndërlidhjet

IAEA: Kanë ngecur hetimet për aktivitetet e Iranit


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), tha se hetimet e saj mbi pretendimet se Irani fshehurazi po bën kërkime për bombë bërthamore, kanë ngecur shkaku i mos bashkëpunimit të Iranit.

Në raportin e bërë publik sot, IAEA gjithashtu tha se Irani ka vazhduar të sfidojë kërkesat e Kombeve të Bashkuara duke refuzuar të pezullojë pasurimin e uraniumit.

Agjencia tha se Irani aktualisht ka 3.820 centrifuga, nga të cilat ka instaluar më shumë se 2 mijë.

Duke reaguar ndaj raportit, një zyrtar iranian tha se Irani do të vazhdojë të bashkëpunojë me agjencinë për të hequr dyshimet rreth aktivitetit të vet bërthamor.

Ndërkohë, agjencitë iraniane të lajmeve njoftuan se Irani sot ka filluar një stërvitje ushtarake për të testuar mbrojtjen ajrore.
XS
SM
MD
LG