Ndërlidhjet

Rënie në tregjet finansiare në Evropë dhe Azi


Tregjet finansiare evropiane dhe aziatike sot shënuan rënie pas lajmeve për rënien e dy bankave më të mëdha amerikane.

Banka Lehman Brothers, e cila humbi miliarda dollarë në krizën e kredive në SHBA, sot njoftoi se ka kërkuar mbrojtje falimentimi, ndërsa kompania Merrill Lynch tha se do t'i shitet një banke të madhe amerikane.

Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë kanë lëshuar 36.3 miliarda euro në tregjet e parave për të garantuar se do të vazhdojnë të mbështesin njëra tjetrën dhe të parandalojnë destabilizimin e mëtejmë të tregut.
XS
SM
MD
LG