Ndërlidhjet

Gates: Siguria në Irak duhet të përmirësohet


Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates tha se komandanti i ri i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak duhet të gjejë mënyra të përmirësojë sigurinë ndërsa niveli i trupave po zvoglohet.

Gates i bëri këto komente gjatë një vizite të paparalajmëruar në Irak.

Të martën, Gates do të drejtojë ceremoninë e dorëzimit të komandës së forcave amerikane te gjeneral Ray Odierno nga gjenerali David Petraeus, mandati i të cilit kaloi në shenjën e shtimit të 30 mijë trupave dhe reduktimit të dhunës.

Javën e kaluar, presidenti Bush tha se 8.000 trupa mund të tërhiqen nga Iraku deri në fillim të vitit tjetër, duke lënë atje rreth 138 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG