Ndërlidhjet

Ukrainë: U shkatërrua koalicioni qeverisës


Koalicioni qeverisës në Ukrainë është shkatërruar, duke shkaktuar kështu rënien e qeverisë aktuale.

Këtë zyrtarisht e shpalli kryetari i Parlamentit të këtij vendi, Arsen Yatseyuk, në hapje të sesionit të sotëm.

Rënia e qeverisë e sjell në dyshim synimin pro perëndimor të Ukrainës.

Koalicioni i deritashëm i përbërë nga partia e presidentit Viktor Yushchenko dhe ajo e kryeministres Yulia Tymoshenko, aleatë nga "revolucioni i portokalltë" në vitin 2004, u shkatërrua pasi partia e presidentit dhe aleatët e saj u larguan nga qeveria.

Mospajtimet filluan kur kryeministrja Tymoshenko u bashkua me partinë pro ruse të ish-kryeministrit Viktor Yanukovich, për ta mbështetur legjislacionin për kufzimin e autorizimeve të presidentit.

Brenda 30 ditësh duhet të formohet koalicioni i ri qeverisës. Në të kundërtën, duhet të mbahen zgjedhjet e reja.
XS
SM
MD
LG