Ndërlidhjet

Irak: Odierno mori komandën nga Petraeus


Gjenerali Raymond Odierno e ka marrë komandanën e forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak. Odierno e zëvendëson gjeneralin David Petraeus, mandati 19 mujor i të cilit kaloi në shenjë të shtimit të trupave amerikane dhe reduktimit të dhunës në Irak.

Ceremonia në Bagdad, në të cilën Odierno mori komandën e rreth 150 mijë trupave amerikane, u mbikqyr nga sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates.

Dje Gates tha se Odierno duhet gjetur mënyrat për të përmirësuar sigurinë teksa niveli i trupave amerikane vazhdon të bjerë.

Petraeus do të jetë shefi i Komandës Qendrore dhe përgjegjës për trupat amerikane nga Briri i Afrikës e deri në Azinë Qendrore, përfshirë konfliktet në Afganistan dhe Irak.
XS
SM
MD
LG