Ndërlidhjet

KB: 40% e të vrarëve në Afganistan janë civilë


Kombet e Bashkuara thanë se vdekja e civilëve në Afganistan është rritur për rreth 40 %, që paraqet nivelin më të lartë që nga rënia e talebanëve shtatë vite më parë.

Raporti thotë se prej fillimit të vitit, në Afganistan e kanë humbur jetën 1.445 civilë, krahasuar me 1.040 viktimat në tetë muajt e parë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm në muajin gusht janë vrarë 330 civilë.
XS
SM
MD
LG