Ndërlidhjet

BQE lëshoi 70 miliarda euro në tregun e parave


Banka Qendrore Evropiane tha se ka lëshuar sot 70 miliarda euro në tregjet e parave, në operacionin e dytë të këtij lloji brenda dy ditësh pas kollapsit të bankës amerikane Lehman Brothers.

Dje Banka Qendrore Evropiane injektoi 30 miliardë euro në tregjet e parave, ndërsa veprime të ngjashme ndërmorën edhe bankat tjera në botë, ndërkohë që vlera e aksioneve në bursat vazhdoi të bjerë.

Sot tregu kryesor i bursave në Rusi ra për 18 %.

Sektori më i goditur ishte nafta dhe gazi, ndërsa rënie më të madhe pësuan firmat shtetërore Gazprom dhe Rozneft.
XS
SM
MD
LG