Ndërlidhjet

Gjeliq i zemëruar nga vetoja holandeze


Zëvendëskryeministri i Serbisë Bozhidar Gjeliq ka thënë se është i zemëruar nga vendimi i Holandës që t'i vëjë veto një marrëveshjeje për tregti dhe ndihma të BE-së për Serbinë.

Ai i ka thënë gazetës Veçernje Novosti se është i zhgënjyer dhe i zemëruar si edhe çdo qytetar tjetër serb rreth vetos holandeze.

"Ndjej se na është bërë një e padrejtë nga një shtet- Holanda", tha ai.

Gjeliq ka ripërsëritur se synim i Serbisë megjithatë mbetet hyrja në BE deri në vitin 2014, ruajtja e integritetit territorial mbi Kosovën, dhe raportet e mira me Federatën Ruse.
XS
SM
MD
LG