Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Serbia s'heq dorë kurrë nga Kosova


Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq ka thënë se hapja e sotme e zyrës së Qendrës Koordinuese në Gracanicë, i porosit serbët dhe jo-shqiptarët tjerë që kanë mbetur në Kosovë, se Serbia edhe më tutje kujdeset për ta.

Ai ka theksuar se qendra para se gjithash, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, që e respektojnë shtetin e Serbisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Bogdanoviq ka shtuar se prania e tyre ne Gracanicë është mesazh i qeverisë dhe presidencës serbe se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do të heq dorë nga toka e shenjtë".
XS
SM
MD
LG