Ndërlidhjet

Medvedev: Të shënojmë territorin në Arktik


Presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë sot se Rusia do të miratojë një ligj për të përcaktuar territorin e saj në Arktik.

Medvedev i ka thënë Këshillit të Sigurisë së Rusisë se Rusia "ka nevojë që të sigurojë interesat afatgjate kombëtare".

Pesë shteteve, që e kontrollojnë vijën bregdetare të Arktikut- Kanadasë, Rusisë, SHBA-së, Norvegjisë dhe Danimarkës – u lejohet përdorimi i një zone ekonomike prej 320 kilometrash në veri të bregdeteve të tyre.

Por, Rusia pretendon se ka juridiksion më të madh mbi Arktikun.
XS
SM
MD
LG