Ndërlidhjet

Vazhdon kriza në tregjet financiare globale


Bankat kryesore qendrore botërore kanë shpallur aksion të koordinuar për t'i qetësuar trazirat në tregjet globale financiare.

Banka Qendrore Amerikane, e njohur si Rezervat Federale, tha se do t'i injektojë 180 miliardë dollarë në këto tregje, me qëllim që të zbutet situata e kirjuar.

Nga ana tjetër, Banka Qendrore Evropiane, Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës, e kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës, për institucionet financiare, për të parën herë, do të ofrojnë fonde në dollarë amerikanë. Në këtë marrëveshje kanë marrë pjesë edhe Banka Japoneze dhe ajo Kanadeze.

Këto veprime u bënë pasi në tregjet globale financiare po mbretëron një situatë me rënie të vazhdueshme, për shkak të falimentimit të bankës investuese amerikane, Lehman Brothers.
XS
SM
MD
LG