Ndërlidhjet

Pakistani nuk është informuar për sulme ajrore


Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë informuar palën pakistaneze për sulmin me raketa kundër militantëve afër kufirit me Afganistanin.

Ky sulm i djeshëm u bë vetëm disa orë pasi shefi i shtatëmadhorisë së Shteteve të Bashkuara, Michael Mullen, i siguroi liderët pakistanezë se do të respektohet sovraniteti i Pakistanit.

Sipas Uashingtoni, disa hapësira në pjesën pakistaneze të kufirit me Afganistanin, janë strehë e sigurt për talibanët dhe militantët e al-Kaidës dhe për këtë arsye janë ndërmarrë sulme ajrore në këtë territor.

Këto sulme dhe depërtimet aktuale tokësore, kanë shkaktuar pakënaqësi në Pakistan dhe autoritetet e këtij vendi thonë se sulmet janë kundërproduktive.
XS
SM
MD
LG