Ndërlidhjet

Suspendohen bisedimet OSBE-Rusi për Gjeorgjinë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian tha se bisedimet me Rusinë për të dërguar vëzhgues shtesë në Gjeorgji janë suspenduar.

OSBE ka planifikuar që të dërgojë 80 vëzhgues ushtarakë të paarmatosur në Gjeorgji.

Por, ministri i jashtëm i Finlandës, që aktualisht kryeson presidencën e OSBE-së, tha se palët kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje, me gjithë negociatat një-mujore.

Antti Turunen tha se pika për të cilët nuk janë pajtur, ka qenë vendi se ku do lejoheshin që të shkojnë vëzhguesit.
XS
SM
MD
LG