Ndërlidhjet

Gates: Forcat ruse- vetëm hije e atyre sovjetike


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates ka akuzuar Rusinë se po "kërcënon dhe dëmton demokracitë e vogla".

Por, Gates ka thënë se Rusia nuk paraqet kërcënim për botën, sic paraqiste dikur ish-Bashkimi Sovjetik.

Në një fjalim të mbajtur afër Oksfordit në Angli, Gates tha se forcat konvencionale ushtarake të Rusisë mbesin vetëm një hije e madhësisë dhe aftësisë se forcave ish-sovjetike.

Ai tha se politikat aktuale të Rusisë janë rezultat i dëshirës, që të kontrollojnë vendet përreth, por nuk bazohen në ideologjinë e dominimit në botë.

Gates tha se veprimet e fundit ruse në Gjeorgji paraqesin "fitore te Pirros", duke nënkuptuar se do t'i kushtojnë shumë më shumë Rusise në plan afatgjatë, sesa fitorja e arritue në planin afatshkurtër.

Të premten presidenti Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia nuk do të dorëzohet ndaj presionit të perëndimit, apo të shkojë drejt izolimit ndërkombëtar për shkak të luftës me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG