Ndërlidhjet

Moska kundër sanksioneve ndaj Iranit


Ministria e Jashtme Ruse përmes një deklarate ka thënë se Rusia është kundër sanksioneve të reja ndaj Iranit, për shkak se Teherani ka dështuar të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore mbi programin e tij bërthamor.

Në deklaratë thuhet se pozicioni i Rusisë mbi sanksionet e reja kundër Iranit është qartësuar në takimin e diplomatëve të lartë të SHBA-së, Kinës, Britanisë, Francës, Gjermanisë e Rusisë, të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Përmes deklaratës, Ministria e Jashtme Ruse, bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme për rivënien e dialogut konstruktiv me Teheranin, që do mund te shtyjë përpara procesin negociues.
XS
SM
MD
LG