Ndërlidhjet

Moska nuk tërheq trupat nga Gjeorgjia


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se vetëm Rusia dhe Osetia Jugore e Abhkazia do të vendosin se sa trupa ruse të zbarkohen në këto dy rajone separatiste të Gjeorgjisë.

Rusia ka njohur pavarësinë e këtyre dy vendeve, pas dërgimit të trupave në Osetinë Jugore në muajin e kaluar për të ndëprerë një ofensivë të Gjeorgjisë, që kishte për qëllim rimarrjen e kontrollit mbi këtë republikë.

Sulmi i papritur i Rusisë dhe mostërheqja e trupave është kritikuar nga Perëndimi.

Putin ka thënë se Rusia do t'i përmbahet premtimit për tërheqjen e trupave nga zonat përreth Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, atëherë kur të vendosen më shumë monitures të BE-së.
XS
SM
MD
LG