Ndërlidhjet

Vritet ambasadori çek në Islamabad


Republika Çeke tha se ambasadori i saj në Pakistan është vrarë gjatë sulmit vdekjeprurës në hotelin Marriot në Islamabad.

Ministria e Jashtme çeke njoftoi për vdekjen e ambasadorit Ivo Zadek në faqen e saj të internetit, duke mos dhënë detaje tjera.

Shpërthimi mbi hotelin ndërkombëtar të një sigurie të lartë, ku ambasadori kishte rezidencën, ka marrë jetën e të paktën 53 personave.

Ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë viktima tjera.
XS
SM
MD
LG