Ndërlidhjet

Gruevski: Nuk kemi asgjë të re për Kosovën


Kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar se qeveria për momentin nuk ka asgjë të re që të thotë lidhur me njohjen e Kosovës.

Nikolla Gruevski i bëri këto komente me rastin e spekulimeve se qeveria maqedonase do t'a njohë Kosovën më 22 shtator.

"Qeveria e ndjek këtë proces me kujdes dhe ne veprojmë në pajtim me interesat shtetërorë. Jemi në komunikim me partnerët tanë në NATO dhe BE. Po të kishte diçka të re, unë do ta shpallja. Tash për tash, nuk kemi asgjë të re", ka thënë Gruevski.

Zëdhënësi i qeverisë, Ivica Bocevski tha se "Maqedonia me seriozitet dhe kujdes i ndjek zhvillimet e ngjarjeve në veri të vendit, dhe çdo vendim që do të marrë Maqedonia, do të bazohet në interesat kombëtarë dhe shtetërorë të popullit dhe shtetit maqedonas".
XS
SM
MD
LG