Ndërlidhjet

Kreu i vëzhguesve të BE-së viziton Gjeorgjinë


Kreu i misionit vëzhgues të BE-së ka mbërritur në Gjeorgji. Diplomati gjerman Hansjoerg Haber sot do të takohet me kryeministrin Lado Gurgenidze.

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Alexander Lomaia tha se misioni vëzhgues do të fillojë punën në Gjeorgji më 1 tetor.

Pritet që Bashkimi Evropian të dërgojë të paktën 200 vëzhgues civilë në Gjeorgji.

Haber mbërriti në Tbilisi në ditën kur një polic gjeorgjian u vra dhe dy të tjerë u plagosën afër kufirit me rajonin separatist të Abkhazisë.
XS
SM
MD
LG