Ndërlidhjet

El Baradei kërkon bashkëpunimin e Iranit


Normal 0 Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore i ka kërkuar Iranit të punojë me agjencinë në fjalë dhe t'i përgjigjet pyetjeve lidhur me programet bërthamore iraniane.

Nga ana tjetër Mohamed El Baradei drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore ka kërkuar nga vendet anëtare të agjencisë që t'i lejojnë inspektorëve ndërkombëtarë qasjen në dokumentat dhe provat që tregojnë se Teherani synon prodhimin e armëve bërthamore. Informacionet në fjalë janë mbledhur nga disa agjenci zbulimi të vendeve anëtare.

El Baradei deklaroi para përfaqësuesve të 35 vendeve anëtare të agjencisë se nuk është shënuar përparim në sqarimin e dimensionit ushtarak të programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG