Ndërlidhjet

Pakistan: Trupat vrasin 50 militantë


Ushtria pakistaneze tha se trupat e mbështetura nga helikopterë ushtarakë dhe artileri kanë vrarë më shumë se 50 kryengritës të dyshuar gjatë përleshjeve dy-ditëshe në veri-perëndim të Pakistanit.

Një zëdhënës i ushtrisë, Murad Khan, tha se një ushtar është vrarë po ashtu gjatë përleshjeve në qytetin Dara Adam Khel, që gjendet afër rajoneve fisnore.

Ai tha se të hënën trupat kanë marrë kontrollin e një tuneli kryesor, i cili ishte uzurpuar nga miliantët muajin e kaluar.

Më herët zyrtarët thanë se nga një operacion i ndarë ushtarak në zonën fisnore të Bajuar-it janë vrarë 20 militantë të dyshuar.
XS
SM
MD
LG