Ndërlidhjet

Kongresi diskuton planin për krizën financiare


Kreu i Bankës Qendrore Ben Bernanke dhe sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson i kërkuan sot Kongresit amerikan, që sa më shpejt të miratojë planin masiv qeveritar prej 700 miliardë dollarësh.

Ata vunë në pah se në të kundërtën do ketë pasoja të llahtarshme për ekonominë amerikane.

Plani do t'i mundësojë qeverisë që të blejë asetet e këqija të bankave të rrezikuara dhe institucioneve tjera financiare.

Plani pritet të votohet nga Kongresi të enjten, ndërsa nga Senati të premten.
XS
SM
MD
LG