Ndërlidhjet

Nju Jork: Takohen Rice dhe Lavrov


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov do të takohen sot anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Zëdhënësi i Sekretares së Shtetit tha se bisedimet do të fokusohen në programet bërthamore të Iranit dhe të Koresë së Veriut, por shtoi se Rice gjithashtu do t'i ngritë edhe çështjet e aksioneve të fundit ushtarake ruse në Gjeorgji.

Lufta e shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë në muajin gusht i ka acaruar seriozisht marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.
XS
SM
MD
LG