Ndërlidhjet

FBI heton gjigantët financiarë për mashtrim


Byroja Federale (FBI) po heton mundësinë e mashtrimeve nga ana a gjigantëve financiare të kredive të shtëpive Fannie Mae dhe Freddie Mac, kompaninë e sigurimeve AIG dhe bankën e investimeve Lehman Brothers, Fannie si dhe krerët e tyre ekzekutivë ka raportuar televizioni CNN.

FBi nuk ka ofruar detaje specifike, por ka thënë se hetimet janë pjesë e një ekzaminmi më të gjerë.

Byroja po përpiqet të përcaktojë nëse dikush nga këto instucione financiare, përfshirë edhe krerët ekzekutivë të tyre, kanë përgjegjësi për keqinformim.

FBI është duke hetuar 26 raste të mashtrimeve të mundshme në korporatat, e të cilat ndërlidhen me kolapsin e industrisë amerikane të kredive.
XS
SM
MD
LG