Ndërlidhjet

Shkup: Policia konfiskon artefakte të vjedhura


Autoritetet kanë kapur dhjetëra artefakte antike gjatë bastisjes së shtëpivë të dy të dyshuarve si kontrabandues të antikiteteve në Maqedoninë jugore.

Policia ka konfiskuar rreth 70 gjëra arkeologjikë, përfshirë monedha, pjesë argjendi, bizhuteri bronzi që i përkasin periudhës greke dhe romake të shekullit IV dhe III para Krishtit, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski.

Besohet se ato janë vjedhur nga zona më e madhe arkeologjike e Maqedonisë, Isar, që gjendet në jug.

Dy të dyshuarit, janë vëllezër, dhe mund të dënohen për posedim ilegal të gjërave, që janë nën mbrojtjen kulturore. Ata mund të dënohen maksimum me 10 vjet burg.
XS
SM
MD
LG