Ndërlidhjet

Rrëzohet një aeroplan ushtarak serb


Ushtria serbe tha se një aeroplan ushtarak është rrëzuar gjatë ushtrimeve, duke lënë të vdekur pilotin.

Zyra për informim e ushtrisë tha se aeroplani është rrëzuar në një aerodrom të vogël ushtarak në periferi të Beogradit, derisa po ushtronte për një perfomansë të ardhshme ajrore.

Kreu i forcave ajrore Dragan Kataniq ka thënë se piloti 43- vjeçari Istvan Kanas- ishte një ndër pilotët më me përvojë në ushtri.

Kataniq tha se aeroplani është rrëzuar vetëm dy minuta pasi u ngrit.

Një komision do të formohet për të hetuar shkaqet e rrëzimit.
XS
SM
MD
LG