Ndërlidhjet

Lajçak: Bosnja rrezikon ndarjen


Rivalitetet mes liderëve etnikë në Bosnje po i zvogëlojnë reformat dhe mund të cojnë në ndarjen e shtetit të Bosnjes, është cituar të ketë thënë i dërguari ndërkombëtar në Bosnje Miroslav Lajcak.

Ai i ka thënë gazetës Dnevni Avaz se armiqësitë mes dy rajoneve të vendit, Federatës Boshnjako-Kroate dhe Republikës Serbe, po e dobësojnë shtetin dhe po e bllokojnë progresin e saj ndaj anëtarësimit eventual në BE.

"Nuk mund të thoni se jeni për Bosnje e Hercegovinën, derisa pjesën tjetër të vendit e trajtoni si shtet armik... Nuk mund të thoni se se respektoni Bosnje e Hercegovinën, kur bëni gjithcka për të dobësuar institucionet e saj", është cituar Lajcak të ketë kritikuar edhe liderët serbë dhe ata boshnjakë.

Lajcak ka shtuar se ka parë dy herë atmosferën e njëjtë, tashmë evidente në Bosnje- duke tërhequr pararale me relacioneve rajonale në Çekosllovaki dhe në Unionin Serbi- Mal i Zi, para se të ndaheshin në vitin 1993, përkatësisht më 2006.
XS
SM
MD
LG