Ndërlidhjet

Luftime në Pakistan, vriten mbi 30 persona


Ushtria pakistaneze tha se shtatë ushtarë dhe 25 militantë talebanë janë vrarë sot në luftime të ashpra në një rajon fisnor të Pakistanit në kufi me Afganistanin.

Luftimet shpërthyen në qarkun e Baxhaurit, ku ushtria pakistaneze ka nisur një ofensivë të madhe në gusht, e cila ka lënë të vdekur 800 persona dhe ka bërë të zhvendosen 300 mijë të tjerë.

Islamabadi është vënë nën presion nga Uashingtoni që të shkatërrojë rrjetin e militantëvë talebanë dhe të Al- Qaidas, të cilët kanë gjetur strehë në Pakistan, përgjatë kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG