Nisma e Serbisë këtë javë në OKB-së që të marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e statusit të Kosovës, mund ta dëmtojë stabilitetin e Ballkanit, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaci.
"Është një ide shumë e keqe e Serbisë. Nuk i ndihmon stabilitetit të rajonit", ka thënë Thaci në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
"Mendoj se qeveria në Beograd duhet të dëshmojë se është pro-perëndimore. Ata duhet të mendojnë më shumë se si të bëhen pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe jo të humbin kohë me çështjen e Kosovës", ka thënë Thaci.
Ai iu ka referuar lobimit të presidentit serb Boris Tadiq dhe ministrit të jashtëm serb në kohët e fundit, si një nga shkaqet e ngadalësimit të njohjes së pavarësisë nga shtetet, që ende hezitojnë ta ndërmarrin këtë hap.