Ndërlidhjet

BE: Ndalesë importit të ushqimit kinez


Komisioni Evropian ka propozuar ndalesë mbi çdo prodhim ushqimor për foshnje nga Kina, që ka ndonjë përmbajtje qumështi dhe ka bërë thirrje për kontroll më të rreptë të produkteve tjera ushqimore të Kinës.

Ky propozim vjen pas skandalit me qumësht të helmuar në Kinë.

Deri tani, katër foshnja kanë vdekur, si pasojë e qumështit pluhur të kontaminuar me melaminë- një substancë industriale kimike.

Mijëra fëmijë janë hospitalizuar.

Ekspertët evropianë të ushqimit thanë se rreziku nga importi kinez i ushqimit është shumë i vogël, por Komisioni Evropian tha se po merr masa preventive.
XS
SM
MD
LG