Ndërlidhjet

Çeki: Akuza agjentëve rusë


Shërbimi çek i kundërzbulimit tha se agjentë rusë që veprojnë në Republikën Çeke janë munduar që të rrisin kundërshtimin e publikut çek mbi vendosjen e sistemit amerikan të mbrojtjes raketore në vend.

Në raportin e tij vjetor, ky shërbim tha se agjentët rusë kanë kontaktuar organizata joqeveritare, politikanë dhe media në vitet e kaluara mbi çështjen e vendosjes së radarit, që SHBA planaifikon ta ndërtojë afër Pragës, si pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore.

Rusia ka thënë se kjo bazë përbën kërcënim për interesat kombëtare.

Qeveria çeke ka miratuar marrëveshjen, por ajo duhet ratifikuar nga parlamenti.
XS
SM
MD
LG