Ndërlidhjet

Munter: SHBA inkurajon shtetet ta njohin Kosovën


Ambasadori amerikan në Beograd Kameron Manter, tha sot se SHBA nuk bëjnë presion në vendet e rajonit, që ato ta njohin Kosovën, por i inkurajojnë atë që ta bjënë këtë.

"Shtetet e Bashkuara i inkurajojnë të gjitha vendet në botë, që ta njohin Kosovën, por askënd nuk e detyrojnë që ta bëjnë këtë", tha Kameron Manter për të shtuar se Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse të suksesit dhe të përparimit të Kosoëvs, sikurse edhe të përparimit të Serbisë.

"Ne besojmë që njohja e pavarësisë së Kosovës është në interes të të gjithëve", ka thënë ambasadori amerikan në Beograd.

XS
SM
MD
LG