Ndërlidhjet

Protestë e veteranëve serbë të luftës në Kosovë


Qindra veteranë serbë të luftës në Kosovë kanë bllokuar rrugët përballë qeverisë së Serbisë, duke kërkuar të paguhen për pjesëmarrje në luftën në Kosovë në vitet 1998-1999.

Demonstruesit janë rezervistë ushtarakë të ish- Jugosllavisë. Ata thonë se qeveria u ka borxh pagat për shërbim në ushtri gjatë luftës.

Qeveria ka premtuar se do ta marrë këtë çështje në konsideratë. Disa rezervisë janë hedhur në grevë urie javën e kaluar.

Serbia ka humbur kontrollin mbi Kosovën, pas fushatës ushtarake kundër shqiptarëve në Kosovë, të nisur në fund të viteve 90-ta.

Presidenti i atëhershëm Sllobodan Millosheviq, u detyrua të largohej nga Kosova pasi që Serbia u bombardua nga forcat e NATO-s për 78 ditë për shkak të brutalitetit serb kundër civilëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG