Ndërlidhjet

Nga 2016- 24 ekipe në finale të Evropianit


Legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer ka konfirmuar se nga viti 2016- 24 ekipe do të luajnë në finalen e kampionatit evropian të futbollit në vend të 16 sa luajnë tash.

Beckenbauer, një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të trupit qeverisës së futbollit FIFA, po merr pjesë në takimin e Komitetit Ekzekutit të UEFA-s në Bordeaux në cilësinë e vëzhguesit.

Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka qenë në favor të rritjes së numrit të pjesëmarrësve në mënyrë që t'u jepet shansi edhe kombeve të vogla të luajnë në finale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG