Ndërlidhjet

Bush fton në takim Obaman e McCain


Barack Obama dhe John McCain do t'i bashkohen presidentit amerikan George Bush në Shtëpinë e Bardhë për një takim emergjent mbi krizën fianciare.

Dy kandidatët presidencialë do t'i bashkohen liderëve të lartë të Kongresit në përpjekje për të arritur marrëveshje mbi planin 700 miliardë dollarësh për shpëtimin e sistemit financiar, të propozuar nga administrata Bush.

Por, para takimit senatori demokrat Christopher Dodd ka thënë se republikanët dhe demokratët kanë arritur marrëveshje për principet thelbësore të planit.

Të mërkurën mbrëma, Bush tha se Kongresi duhet të veprojë urgjentisht mbi planin, në mënyrë që të pengojë një katastrofë të mundshme ekonomike.

Nën këtë plan, qeveria do të duhet t'i blejë borxhet e këqija të bankave, derisa çmimet e ulta të tregut ta marrin veten.

Por, kritikët në Kongres kanë shprehur shqetësimet se plani i shpëtimit do t'i shpërblejë bankat për sjelljet e tyre të këqija në raport me paratë e taksapaguasve.
XS
SM
MD
LG