Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Nuk u arrit marrëveshje për planin qeveritar


Takimi në Shtëpinë e Bardhë ka dështuar që të prodhoj marrëveshje në fazën e hershme ndërmjet ligjëvënësve të Shteteve të Bashkuara për propozim ligjin për planin e shpëtimit prej 700 miliadrë dollarësh, që synon stabilizimin e sistemit financiar.

Presidenti George Bush e udhëhoqi këtë takim të jashtëzakonoshëm, në të cilin morën pjesë liderët e Kongresit dhe kandidatët për president amerikan, republikani John McCain dhe demokrati Barack Obama.

Ligjëvënësit thanë se bisedimet u ndërprenë për shkak të mospajtimeve ndërmjet fraksioneve republikane dhe demokratike. Pritet që negociatat do të vazhdojmë më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG