Ndërlidhjet

Të shtëna ndërmjet forcave amerikane dhe pakistaneze


Shtetet e Bashkuara thonë se forcat tokësore amerikane dhe pakistaneze kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit pakistanezo-afgan.

Nuk është raportuar për viktima.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Gregory Smith, tha se ushtarët e Pakistanit kishin shtënë kundër dy helikopterëve amerikanë, që ishin në mbështetje të patrullës së forcave afgane dhe amerikane, afër kufirit në provincën Khost.

Sipas tij, shkëmbim zjarri ka zgjatur afro pesë minuta.


Ushtria e Pakistanit tha se trupat e saj kanë shtënë për t'i alarmuar helikopterët se ishin "brenda territorit të Pakistanit".

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se helikopterët ishin në hapësirën ajrore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG