Ndërlidhjet

Rusi: Chavez takohet me Medvedevin


Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, sot në qytetin jugor rus, Orenburg, takohet me presidentin Dmitry Medvedev, për të biseduar për bashkëpunimin energjetik dhe ushtarak.

Mbrëmë, kryeministri Vlladimir Putin i tha presidentit Chavez se Rusia është e hapur që Venezuelës t'i ndihmoj në zhvillimin e energjisë bërthamore.

Rusia, poashtu, njoftoi se e ka ndihmuar Venezuelën me një milirad dollarë hua për të blerë armamtim rus.

Më herët këtë javë, Rusia i dërgoi luftanijet e veta në Venezuelë për një ushtrim të përbashkët, që thuhet se nuk është parë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Hugo Chavez, që është një kritik i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara, thotë se dëshiron lidhje më të afërta me Rusinë, që ta kundër-balancoj dominimin global të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG