Ndërlidhjet

Pakistan: Nga gushti janë vrarë 1000 miltantë


Ushtria pakistaneze tha se trupat e saj kanë vrarë më shumë se një mijë militantë islamikë në ofensivën një mujore afër kufirit afgan.

Tariq Khan nga ushtria pakistaneze tha se gjatë operacionit, që filloi në gusht, janë vrarë 27 ushtarë dhe më shumë se 100 janë plagosur.

Shifrat e viktimave nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Në mesin e militantëve të vdekur thuhet të jenë katër komandantë të huaj kryengritës.
XS
SM
MD
LG