Ndërlidhjet

Kubis: S'do njohim tash pasaportat e Kosovës


Shefi i diplomacisë sllovake Jan Kubis ka refuzuar kërkesën e presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të jashtëm Skënder Hyseni që Sllovakia të pranojë pasaportat e reja, të lëshuara nga qeveria e Kosovës.

Gjatë një takimi, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, Kubis, i ka thënë Sejdiut e Hysenit se tash për tash Sllovakia pranon vetëm dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, ndërsa njohjen e pasaportave të Kosovës mund ta shqyrtojë, vetëm atëherë kur dokumentet e UNMIK-ut të mos vlejnë më.

Agjencia sllovake e lajmeve TASR citon Sejdiun e Hysnein t'i kenë thënë Kubisit, se disa vende evropiane, edhe pse nuk e njohin pavarësinë, i njohin pasaportat kosovare.

Kubis, Sejdiu dhe Hyseni, janë pajtuar se është i domosdoshëm rikonfigurimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe funksionalizimi i shpejtë i EULEX-it, në të cilin merr pjesë edhe Sllovakia, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake Jan Shkoda.

Ministria e Jashtme në Prishtinë, ka cituar kryediplomatin sllovak të ketë thënë se "Kosova është rast i veçantë dhe nuk bën të krahasohet me asnjë rast tjetër, as me Osetinë dhe Abkhazinë".
XS
SM
MD
LG