Ndërlidhjet

Lavrov: Jo sanksione shtesë për Iranin


Shefi i diplomacisë ruse, sergei Lavrov shprehu mospajtimin e Moskës lidhur me mundësinë e sanksioneve shtesë ndaj Iranit, lidhur me programet bërthamore iraniane.

"Ne vazhdojmë të besojmë se nuk është momenti për të diskutuar në nivel ministrash, por dhe në nivele të tjera, propozimin për sanksione të reja ndaj Iranit", tha Lavrov.

Komentet e Lavrovit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork erdhën pas informacioneve se ishte arritur marrëveshja për një propozim rezolute nga Këshillli i Sigurimit rreth Iranit.

Propozim rezoluta nuk parasheh sanksione të reja, por rikonfirmon tre rrathët e sanksioneve të vendosura më parë.
Bashkësia ndërkombëtare ka mosmarrëveshje me Iranin lidhur programet për pasurimin e uraniumit. Perëndimi beson se Teherani synon prodhimin e armëve bërthamore, derisa Irani i kundërshton akuzat.
XS
SM
MD
LG