Ndërlidhjet

Somali: Piratët kërkojnë 35 milionë dollarë


Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar Rusisë në shprehjen e shqetësimit për rrëmbimin e një anijeje të Ukrainës, me armatime të ndryshme, municione dhe 33 tanke luftarake. Anija ishte rrëmbyer nga piratët në bregdetin e Somalisë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Brayan Whitman, tha se Shtetet e Bashkuara janë të brengosura për atë se për çka do të mund të shfrytëzoheshin këto armatime.

Sipas tij, Uashigntoni po e "monitoron situatën", por ai refuzoi të japë detaje se çka do të mund të bënin Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i marinës ruse, tha se fregata raketore ruse ishte urdhëruar për të lëvizur drejt bregdetit të Somalisë, pas rrëmbimit të anijes, që kishte ndodhur të entjen.

Piratët po kërkojnë 35 milionë dollarë për ta liruar anijen e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG