Ndërlidhjet

SHBA: Afër marrëveshja për krizën


Ligjvënësit amerikanë janë pajtuar për konturat e gjera të marrëveshjes, e cila për të shpëtuar kompanitë me telashe financiare dhe për të stabilizuar ekonominë amerikane do të kushtojë qindra miliarda dollarë.

Ligjvënësit u kanë folur gazetarëve, herët në mëngjes, në Uashington pas negociatave që janë zhvilluar gjatë të shtunës mbrëma.

Kryetarja e Kongresit Nency Pelosi dhe sekretari i Thesarit Henry Paulson, thanë se është arritur "progres i madh"- por ligjvënësit ende po kërkojnë që ta finalizojnë marrëveshjen formale.

Punët mbi legjislacionin e propozuar pritet të vazhdojnë sot.
XS
SM
MD
LG