Ndërlidhjet

Austria- në zgjedhje të parakohshme


Votuesit në Austri po votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme.

Anketat para zgjedhjeve, kanë dhënë indikacione se dy partitë e djathta, Partia e Lirisë, dhe Aleanca për të Ardhmen e Austrisë mund të fitojnë deri në 25 për qind të votave.

Partitë janë të njohura për retorikën e tyre nacionaliste dhe anti- imigracionit.

Vendet anëtare të BE-së patën imponuar sanksione diplomatike mbi Austrinë, në vitin 2000, pasi që në qeveri ishte përfshirë edhe Partia e Lirisë.

Zgjedhjet e sotme mbahen, pasi që në korrik u prish koalicioni qeverisës i përbërë nga Partia konservative e Popullit dhe Socialdemokratët e qendrës së majtë.
XS
SM
MD
LG