Ndërlidhjet

Lavrov kritikon SHBA-në


Ministri i jashtëms rus Sergei Lavrov ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të kritikojë politikën e jashtme amerikane.

Lavrov e ka përshkruar atë si një politikë njëpolare dhe ka akuzuar SHBA-të se po veprojnë pa marrë edhe pikëpamjet e kombeve tjera.

Ai akuzoi SHBA-të se kanë pushtuar Irakun nën pretekste të rrejshme, dhe tha se lufta e Irakut e ka dëmtuar solidaritetin global kundër terrorizmit, që u shfaq pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

"Bota ka ndryshuar sërish. Është bërë e qartë si kristali se solidariteti i shprehur nga të gjithë ne pas 11 shtatorit, duhet të ringjallet, përmes koncepteve të liruara nga dobitë gjeopolitike, nga refuzimi i aplikimit të standardeve të dyfishta kur ne luftojmë kundër ndojë shkelje të ligjit ndërkombëtar- qoftë kur bëhet fjalë për terroristët, qoftë për ekstremistët politikë", ka thënë Lavrov.

Ai ka akuzuar Gjeorgjinë për agresion kundër Osetisë së Jugut gjatë luftës së gushtit.

Lavrov vuri në pah se presidenti rus Dmitry Medvedev ka propozuar një traktat të ri për sigurinë evropiane.
XS
SM
MD
LG