Ndërlidhjet

Monitorohet anija e kapur nga piratët


Një luftanije amerikane e nisur nga bregdeti i Somalisë i është afruar anijes së rrëmbyer ukrainase, të ngarkuar me tankse dhe municion, për të siguruar se piratët që e kanë konfiskuar atë mos të largojnë ndonjë ngarkesë, apo ekuipazhin.

Derisa anija amerikane është afruar, një luftanije ruse është nisur për në zonë për t'u munduar që të frenojë largimin e piratëve nga bregdeti somalez.

Më herët një oficer i marinës keniane tha se piratët po kërkojnë 35 milionë dollarë në këmbim të lirimit të anijes ukrainase.

Ekuipazhi prej 21 anëtarësh përfshin 17 ukrainas, tre rusë dhe një letonez.

Piratët kanë kapur me shumë se 30 anije nga Somalia këtë vit, duke kërkuar dhe shpesh duke marrë shpërblim, për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG