Ndërlidhjet

Beograd: Arrestohen 4 vetë që fyen Solanën


Policia e Serbisë ka arrestuar sot katër persona, për shkak se dyshohen se kanë ngjitur postera në qendër të Beogradit me përmbajtje fyese për shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Javier Solana.

"I dashuri ynë Javier Solana më në fund ndërroi jetë në 28 shtator në moshën 66 vjeçare të jetës së tij kriminale", cituan mediat tekstin e shkruar në shpalljen e të vdekurve.

Si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në vitin 1999, Solana urdhëroi bombardimin e Serbisë për të ndalur fushatën e spastrimit etnik në Kosovë.

Policia tha se dy nga të arrestuarit kishin me vete rreth 100 postera me "përmbajtje fyese".
XS
SM
MD
LG