Ndërlidhjet

Olmert: Paqja kërkon tërheqjen e Izraelit


Kryeministri në largim Ehud Olmert tha se Izraeli do të duhet të largohet nga pjesa më e madhe e Jerusalemit Lindor dhe t'u japë palestinezëve një sipërfaqe në këtë zonë të barabartë me madhësinë e tërë Bregut Perëndimor dhe Gazës.

Në një intervistë për të përditshmen "Yediot Ahronot", Olmert gjithashtu ka thënë se paqja me Sirinë kërkoi tërheqjen nga Rrafshnalta e Golanit.

Olmert tha se si një politikan i vijës së fortë, për dekada me radhë "ai nuk ka qenë i përgatitur që ta shohë realitetin në tërë thellësinë e vet".

Olmert u detyrua të japë dorëheqje pas akuzave për korrupsion, dhe përfudnimisht do të largohet nga zyra kur të formohet qeveria e re apo të mbahen zgjedhjet e reja.
XS
SM
MD
LG